Gjenevë, 16 qershor – Presidenti rus, Vlladimir Putin bisedimet e sotme me kolegun e tij amerikan, Xho Bajden I cilësoi si “konstruktive”. Ai tha se bisedimet nuk ishin armiqësore, por në të vërtetë ishin mjaft konstruktive, me ç’rast të dyja palët treguan gatishmëri për mirëkuptim të ndërjselltë.
Ai e përshkroi Bajdenin si burrështetas me përvojë. “Biseduam dy orë, kjo është diçka që nuk mund ta bëni me shumicën e politikanëve. Ai dukshëm dallon nga ish-presidenti (Donalld) Tramp”, vlerësoi Putini.
Putin deklaroi se me presidentin amerikan janë dakorduar për kthim të ambasadorëve. Për përkujtim, ambasadori rus në SHBA, Anatolij Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, Xhon Sallivan janë tërhequr në vendet e tyre amë në muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Rusisë.
Gjatë bisedimeve u shqyrtua edhe strategjia për stabilitet bërthamor, konfliktet rajonale dhe çështjet tregtare.
Rusia dhe SHBA-ja, sipas Putinit, u dakorduan për fillim të konsultimeve për sigurinë kibernetike.
Presidenti rus tha se edhe në takim mezi është bërë fjalë për opozitarin Aleksej Navallni, I cili ndodhet në burg, me ç’rast fare nuk ia shqiptoi emrin, por atë e ceki si “ai njeriu”. Duke e akuzuar Navallnin për shkelje të qëllimshme të ligjit, Putini tha: E bëri atë që deshi ta bëjë.