Paris, 19 gusht – Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se nuk ekziston rrezik nga niveli i rritur i rrezatimit pas shpërthimit në një poligon për stërvitje ushtarake në veri të Rusisë më 8 gusht, ku e jetën e humbën pesë persona.
Duke u drejtuar para mediave së bashku me presidentin francez Emanuel Makron para takimit bilateral, Putini tha se të gjithë të lënduarit dhe të pësuarit në shpërthim do të marrin dekorime shtetërore.
Ai shtoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke potencuar se nuk ekziston rrezik nga rrezatimi.
Putini arriti në Francë sot që të bisedojë me homologun francez Emanuel Makron për krizat më të mëdha në botë, përfshirë të gjitha situatat në Ukrainë, Iran dhe Siri dhe të tentoj t’i përmirësojë marrëdhëniet e Moskës dhe BE-së.(koha.mk)