Moskë, 18 mars – Rusia do t’i heqë masat reciproke të cilat i vendosi drejtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pasi BE-ja t’i heqë sanksionet për Rusinë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
Masa e tillë nuk do t’i mahnit sipërmarrësit tonë nga sfera e bujqësisë. Duhet të them se nëse BE-ja i heq sanksionet anti ruse, Moska do të duhet t’i heqë masat reciproke të cilat i vendosi drejtë Evropës, theksoi Putini.
Ai shtoi se partnerëve të huaj do t’iu komplikohet situata që përsëri të luftojnë për vendin e tyre në tregun rus.
Paraprakisht, Putini theksoi se Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Francën, si dhe me vendet tjera anëtare të BE-së.