Moskë, 3 korrik – Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin me të cilin ndërpritet zbatimi i Marrëveshjes për forcat bërthamore me reze të mesme veprimi (INF) nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Ligji, i cili është miratuar në Dhomën e poshtme të Parlamentit rus më 18 qershor, ndërsa Dhoma e lartë e miratoi më 26 qershor, është publikuar në faqen zyrtare për informacione ligjore.
Në të theksohet edhe se shefi i shtetit do të vendos për ripërtërirjen e zbatimit të Marrëveshjes.
Putini në shkurt të këtij viti paralajmëroi se do ta ndërpresë pjesëmarrjen e Rusisë në Marrëveshje pas vendimit të papritur të SHBA-së të tërhiqen nga Marrëveshja.
Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp në tetor të vitit të kaluar kumtoi se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja, e cili ishte gur themel për sigurinë evropiane nga nënshkrimi në vitin 1987.
Moska më vonë premtoi marrëveshje përkatëse të vendimit të Uashingtonit dhe paralajmëroi se do ta pezulloj pjesëmarrjen e saj në Marrëveshje.(koha.mk)