Moskë, 21 janar – Presidenti rus Vladimir Putin sot nënshkroi dekret për përbërjen e Qeverisë së re të kryesuar nga Mihail Mishustini.
Dekreti i presidentit rus parasheh që kryeministri Mishustin të ketë nëntë zëvendës në Qeverinë e re, transmeton gazeta KOHA.
Mishustini sonte do të thirr edhe seancën e parë të Qeverisë së re.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu dhe ministri i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov i mbajtën funksionet e tyre, bëri të ditur Kremlini.
Putini e emëroi Andrej Bellousov, këshilltarin e tij ekonomik nga viti 2013, si kryeministër të parë.
Putini tha se qëllimi i qeverisë së re është që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve.(koha.mk)