“Putini më do të vdekur”

42

Grigory Rodchenkov, kreu i qendrës “anti-doping” të Rusisë në vitin 2015, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për ish-korrespondent të Moskës ai ka zbuluar për të vërtetat, gënjeshtrat dhe jetën në arrati. I mbuluar me shall e syze në një intervistë në Skype, Rodchenkov tregon se ndihet mirë dhe po bën një jetë të qetë për momentin.

Por pa harruar se vrasësit e besuar të Vladimir Putin po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e tij, pasi është quajtur nga vendasit si tradhtar i Rusisë. Presidenti Putin ka një listë të gjatë të armiqve. Por Rodchenkov, ai që tronditi sportin rus në shekullin 20 është me siguri në krye. Sipas Rodchenkov, operacioni i dopingut tregoi se Moska kishte mashtruar në rrugën e saj drejt medaljeve në garat e njëpasnjëshme ndërkombëtare.

Aty futen Lojërat Olimpike të Londrës 2012, që sipas Rodchenkov ishin “më të pistat në histori”. Mashtrimi arriti majën në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Soçi, të organizuar nga Putin dhe në një moment krenarie patriotike. Rodchenkov zbuloi se atletët rusë përdornin substanca të ndaluara për të fituar garat, dhe kështu u dënuan duke u përjashtuar të gjithë.

Comments are closed.