Kiev, 24 prill – Ukraina ka kërkuar mbajtjen e seancës të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së për shkak të vendimit të Rusisë që ta lehtësojë lëshimin e pasaportave ruse për banorët e rajoneve ukrainase Donjesk dhe Lugansk, përcjellë KOHA.
Është e mundur seanca të mbahet nesër, deklaroi një burim nga organizata botërore.
Në letrën dërguar kryetarit të KS-së, Ukrainas thekson se vendimi rus kanos sovranitetin e saj.
Paraprakisht sot presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekret me të cilin lehtësohet procedura për lëshimin e shtetësisë ruse të banorëve e zonave Donjeck dhe Logansk. Me këtë masë ukrainasit do të mund të marrin pasaporta ruse më së voni për tre muaj nga parashtrimi i kërkesës. (koha.mk)