Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për të vendosur “masa të posaçme ekonomike”, në përgjigje të asaj që Rusia i quan “veprime jomiqësore” të Ukrainës ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse.
Në dekretin e nënshkruar, Putini udhëzon qeverinë që të hartojë një listë të firmave dhe individëve ukrainas, që do t’u vendosen sanksione ekonomike.
Dekreti po ashtu urdhëron qeverinë që të përshkruajë sanksionet dhe po ashtu thotë se ato mund të anulohen nëse Ukraina heq të gjitha kufizimet që ka vendosur ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse.