Soçi, 22 nëntor – Presidenti rus Vlladimir Putin sot në Soçi do të takohet me kolegun e tij turk dhe iranian Rexhep Taip Eedogan dhe Hasan Rohani. Takimi është përkushtuar në “zgjidhje afatgjatë” në përleshjen në Siri.
Takimi është caktuar ditë para vazhdimit të negociatave paqësore në Gjenevë.
Është paraparë Putini, Erdogani dhe Rohani të bisedojnë për Kongresin eventual të dialogut komblëtar sirian, ku Qeveria dhe opozita do të takoheshin në Rusi. Propozimin e tillë opozita siriane e refuzoi, duke theksuar se do të mbështetet në procesin e Gjenevës.
Mospajtimet në të gjitha nismat e deritanishme për zgjidhje politike të luftës gjashtëvjeçare është fati i presidentit sirian Bashar al Asad. Largimi i Asadit nga pushteti nga pushteti për Moskën dhe Teheranin do të shkaktonte kaos në Siri, derisa kryengritësit kanë mbështetje nga Ankaraja dhe nga Perëndimi, refuzojnë çfarëdo zgjidhje që përfshin pjesëmarrje të Asadit. Ata e akuzojnë Asadin për krime lufte. Turqia është mbështetës i procesit paqësor nga Astana, me të cilët janë vendosur “zona të sigurta” në zonat siriane Idlib dhe Homs, në paralagjen e Damaskut – Gutën Lindore dhe në pjesën jugore të Sirisë.
Fraksione të opozitës siriane sot do të bisedojnë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad për marrjen e një qëndrimi të përbashkët në negociatat e ardhshme, si dhe për kushtetutën e re dhe zgjedhjet në Siri.
Moska sivjet shtatë herë inicoi negociata mes përfaqësuesve të Qeverisë siriane dhe opozitës, të cilat ishin të fokusuara në çështje ushtarake dhe teknike.