Moskë, 27 mars – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nënshkroi dekret me të cilin e shpalli 28 marsin Ditë zie për 64 personat e pësuar në zjarrin i cili shpërtheu pardje në qendrën tregtar në qytetin Kemerovo, njoftoi sot pres-shërbimi i Kremlinit.
Presidenti i Rusisë u shprehu ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave dhe urdhëroi që gjatë Ditës së zisë, flamujt të lëshohen në gjysmë shtizë në mbarë shtetin, ndërsa institucionet kulturore dhe radio stacionet ta anulojnë programin zbavitës.
Në zjarrin, i cili shpërtheu në një qendër tregtare në Kemerovo të dielën në katin e katërt, në të cilin ndodhet kinemaja dhe qendër zbavitëse për fëmijë, e humbën jetën 64 persona, midis të cilëve edhe 31 fëmijë.