Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se secili do të reagonte njëjtë si Khabib Nurmagomedov që bëri ndaj ekipit të Conor McGegorit pasi e mposhti irlandezin në meçin e UFC 229. Në një takim të mërkurën, Putini e uroi Nurmagomedovin si pasojë e fitores ndaj McGregorit të shtunën në Las Vegas.
“Nëse ne do të ishim sulmuar nga jashtë, jo vetëm ti, të gjithë ne do të reagonim njëjtë, do ta paguanin shtrenjtë”, i ka thënë Khabibi Putinit. “Mirëpo është më mirë të mos arrijmë deri në atë shkallë”, ka vazhduar Putini.
Pas fitores, Khabibi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke u vërsulur drejt ekipit të McGregorit, të cilët i sulmoi. Në konferencë për media pas meçit, Khabibi shpjegoi se i sulmoi ata pasi ishte ndier i ofenduar nga komentet e tyre për fenë dhe kombësinë e tij.