Moskë, 4 korrik – Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, të premten, më 7 korrik, do të takohen në Hamburg, në suaza të Samitit të G-20, kumtoi sot këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Jurij Ushakov. “E harmonizuam datën për 7 korrik”, tha Ushakov në brifing me gazetarët në Moskë. Takimi do të realizohet në ditën e parë të Samitit të Grupit 20 vendeve dhe shteteve më të zhvilluara me zhvillim të përshpejtuar në botë (G-20), që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.