Putin: Vaksina kundër COVID-19 gati, u provua edhe tek ime bijë

302

Presidenti rus, Vladimir Putin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vaksina e parë në botë kundër COVID-19 do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh.

Ai thekson se kjo vaksinë do t’i hapë rrugë Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

Më tej ai shton se mjekësia ruse e ka menaxhuar më së miri pandeminë  dhe se shkencëtarët rus kanë kaluar fazat e nevojshme të vaksinës.

Vaksina do të jetë shpresë jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën, shprehet Putin.

“Vaksina e parë në botë kundër virusit korona do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh”, shkruan Putin.

Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testit.

Mjekësia jonë është duke bërë një punë të mirë me pandeminë dhe tani i jep shpresë jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës.

Tani vaksina ruse do t‘i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim social”, shkruan Putin në rrjetin social “Facebook”.

Comments are closed.