Moskë, 12 tetor 2018 – Me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, dje mbajtën stërtvitje forcat bërthamore strategjike ruse, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
“Stërtvitja e forcave bërthamore strategjike është mbajtur më 11 tetor të vitit 2018 me urdhër të presidentit rus dhe komandant suprem Vladimir Putin”, theksohet në kumtesë.
Ministria e Mbrojtjes shton se nëndetëset dhe aeroplanët rusë të Aviacionit Ushtarak kanë stërvitur lansimin e raketave në Detin Barenc dhe Ohotsk.