Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për “Mir 24”, theksoi se pasi Donald Tramp është president i SHBA-së, ulet besimi mes Moskës dhe Uashingtonit. “Mund të thuhet se besimi, posaçërisht në sferën e bashkëpunimit ushtarak, nuk u rrit, por përkundrazi, u zvogëlua”, tha Putin.
I pyetur për akuzat ndaj Qeverisë siriane për përgjegjësi për sulmin kimik në provincën Idlib, ai u përgjigj se Siria i ka dorëzuar rezervat nga armët kimike. Më tej ai shtoi se e vërteta për këto ngjaje mund të kërkohet në atë se me siguri se forcat ajrore rastësisht kanë qëlluar një depo me armë kimike të kryengritësve. prej nga është përhapur gazi helmues, ose, megjithatë, bëhet fjalë për provokim me qëllim që të diskreditohen autoritetet siriane. Sipas presidentit rus, pa hetim nuk mund të ndërmerren çfarëdo qoftë veprime kundër autoriteteve zyrtare siriane.