Moskë, 30 dhjetor – Presidenti rus Vlladimir Putin ka dërguar sot porosinë e fundvitit deri te kolegu i tij amerikan Donald Tramp, duke thënë se Moska është e përgatitur për dialog për “tema të spektrit të gjerë”. Putin ka theksuar rëndësinë e raporteve ruso-amerikane si faktor të rëndësishëm të garantimit të stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare.
Putin në letrën e fundvitit deri te presidenti sirian Bashar Al Asad ka premtuar se do të vazhdojë të jep mbështetje për qeverinë siriane dhe popullit në luftën kundër terrorizmit.
Putin ka dërguar porosi të fundvitit edhe për liderë tjerë botërorë mes atyre edhe presidentit kinez Si Xhinping, kryeministres britanike Tereza Mej dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe.