Putin: SHBA-ja do të mund të sistemojë raketa në Rumani dhe në Poloni

Helsinki, 21 gusht – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin gjatë vizitës së sotme në Helsinki deklaroi se SHBA-ja është në pozitë për të sistemuar raketa të reja në tokën e Rumanisë dhe në Poloni dhe se këtë Moska e konsideron si kërcënim në të cilin do të duhet të përgjigjet në mënyrë adekuate dhe reciproke.

Pentagoni të hënën kumtoi se ka testuar raketë konvencionale kryqëzuese, të lansuar në tokë dhe ka goditur cak prej 500 kilometrave fluturim. Ky ishte testimi i parë pasi u suspendua Marrëveshja për ndalesë të raketave me arritje të mesme dhe të vogël (INF).

SHBA-ja është tërhequr nga Marrëveshja INF me Rusinë, pasi me vite e akuzuan Moskën për shkeljen e saj me sistemin e raketave ruse SSC-8, të cilët mund të sjellin mbushje bërthamore. Pas tërheqjes së SHBA-së edhe Rusisë është tërhequr nga INF. Me këtë nuk vlen Marrëveshja për kontroll të armatimit, me të cilin u ndaluar zhvillimi i raketave tokë-ajër me arritje prej 500 deri në 5.500 kilometra.