Moskë, 20 nëntor – Rusia planifikon t’i eksportojë vaksinat e veta kundër koronavirusit, deklaroi sot presidenti rus, Vlladimir Putin në video-samitin e Partneritetit aziatiko-pacifik (APEK).
“Kuptohet, prioriteti kryesor është bashkimi i përpjekjeve në luftën kundër koronavirusit, ndërsa Rusia ka çka t’u ofrojë partnerëve dhe miqve të vet”, tha Putin, transmetoi Tass.
Putin theksoi se Rusia në këtë sferë ka përfituar përvojë serioze shkencore, e madje edhe klinike.
Në Rusi janë zhvilluar dhe regjistruar dy vaksina – “Sputnik V” dhe “EpivakKorona”. Vaksina e tretë ndodhet në fazë përfundimtare të testimit, përkujtoi Putin.