Moskë, 5 dhjetor – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot paralajmëroi se nëse SHBA-ja fillon me prodhimin e raketave të cilat janë të ndaluara sipas Marrëveshjes për raketat me rreze të shkurta dhe mesme veprimi (INF), edhe Rusia do të veproj njëjtë.
Putin tha se vendimi i SHBA-së për tu tërhequr nga Marrëveshja për shkatërrimin dhe ndalimin e prodhimit të raketave me rreze të shkurta dhe mesme veprimi (INF), domethënë se autoritetet e atëhershme kanë konsideruar se duhet të posedojnë armë të ndaluara.
“Edhe ne do të veprojmë njëjtë”, tha Putin.
SHBA-ja sot i dha Rusisë afat brenda 60 ditëve për t’u pajtuar me Marrëveshjen e vitit 1987, duke u kërcënuar se Uashingtoni do të pezullojë detyrimet e saj nga dokumenti nëse Moska nuk e bën atë.
“SHBA-ja sot deklaroi se Rusia ka shkelur marrëveshjen dhe do të pezullojmë detyrimet tona duke filluar pas 60 ditë nëse Rusia nuk i respekton detyrimet e saj në mënyrë që të mund të verifikohet”, tha sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo pas takimit me shefat e diplomacive të anëtareve të NATO-s në Bruksel.
Aleanca u përgjigj se tani përgjegjësi ka Rusia, për të ruajtur marrëveshjen.
“Tani nga Rusia varet ruajtja e INF”, thuhet në kumtesën e NATO-s.