Moskë, 26 mars – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot në samitin virtual të G29 deklaroi se vendeve anëtare u nevojitet plan për mbështetjen e ekonomisë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dhe propozoi moratorium për sanksione lidhur me produktet kryesore.
Putin propozoi krijimin e një fondi të veçantë nën kontrollin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’i ndihmuar vendet e prekura nga pandemia.
“Të gjithë ne, nëse flasim për G20 në tërësi, kemi nevojë për një plan veprimi të përbashkët për ta stabilizuar situatën, mbështetur ekonominë dhe për ta rikthyer besimin në tregjet botërore”, tha presidenti rus në samit.
“Tani ne përgjithësi urgjent duhet të sigurojmë qasje deri te financimi për vendet që kanë nevojë për burime, veçanërisht për vendet e prekura nga kriza dhe nga pandemia”, tha Putin.
Ai tha se koronavirusi do të shkaktojë probleme më serioze se sa kriza financiare në vitin 2008 dhe 2009.
Presidenti i Rusisë theksoi se papunësia e ka tejkaluar nivelin e vitit 2009, si rezultat i zhvillimit të situatës lidhur me përhapjen e koronavirusit.