Moskë, 20 qershor – Presidenti rus Vlladimir Putin sot e paralajmëroi SHBA-në të mos përdorë forcë kundër Iranit, sepse “kjo do të kishte pasoja katastrofale”.
“Aksionet ushtarake amerikane kundër Iranit, në masën më të vogël, do të jenë katastrofë për rajonin”, tha Putin dhe shtoi se kjo do të shkaktonte eskalim të armiqësive me rezultate të paparashikueshme.
Putin theksoi se Irani i respekton kushtet e marrëveshjes bërthamore edhe përkundër tërheqjes së SHBA-së, dhe konsideron se sanksionet e SHBA-së kundër Iranit janë të pabaza.
Putin e tha këtë në emisionin tradicional vjetor të drejtpërdrejtë “Linja direkte”, që zgjati 4 orë e 17 minuta dhe në të cilin u përgjigj në pyetjet e qytetarëve të Rusisë por edhe të mbarë botës për tema aktuale nga vendi dhe bota.
Sinjali i emisionit disa herë ishte ndërprerë për shkak të sulmeve kibernetike.