Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Fransoa Oland, sot u dakorduan ta përforcojnë këmbimin e informacioneve në luftën kundër terrorizmit, kumtoi pres shërbimi i Kremlinit. Në bisedë telefonike ata kanë konkluduar se është me rëndësi të përforcohet bashkëpunimi lidhur me këtë çështje, transmeton TASS.
“Të gjitha palët e theksuan rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, që po ndodh në të tre vendet dhe u pajtuan ta përmirësojnë këmbimin e informacioneve”, thuhet në kumtesë. Deri në bisedime ka ardhur një ditë pas sulmit terrorist në metronë në Shën Petersburg ku e humbën jetën 14 persona, ndërsa mbi 50 janë lënduar.