Moskë, 20 nëntor – Presidenti rus Vlladimir Putin ka deklaruar se presidenti ukrainas Vlladimir Zelenski me të vërtetë dëshiron të përmirësojë situatën në juglindje të Ukrainës, transmeton gazeta KOHA.
Në pyetjen se si është raporti me Zelenskin, Putin ka thënë se nuk ekziston pasi asnjëherë nuk e ka njohur dhe parë.
“Kemi biseduar në telefon. Mendoj se ai është njeri i mirë, i sjellshëm. Mendoj se dëshiron ta ndryshojë situatën në të mirë, veçmas në Donbas”, ka thënë Putin dhe ka shtuar se ende nuk e di nëse ai do të mund të bëjë atë.(koha.mk)