Moskë, 3 tetor – Presidenti rus, Vladimir Putin e mbështeti ndarjen e financave prej dollarit amerikan.
Këtë për mediat ruse e deklaroi drejtuesi i Bankës VTB, Andrej Kostin, i cili shton se ky hap nuk do të thotë lirim i plotë prej valutës amerikane.
Ideja për lirimin nga dollari i ekonomisë ruse kohëve të fundit është çështje aktuale, veçanërisht për shkak të tensioneve të rritura pas vendosjes së sanksioneve.
Kostin i propozoi disa mënyra që të promovohet rubla ruse në rrjedhat ndërkombëtare.
Në maj, Putin tha se Rusia nuk mund t’i besojë sistemit financiar në të cilin dominon dollari amerikan. Më pas shtoi se monopoli i dollarit është i rrezikshëm për ekonominë globale.
Ministria e Financave e Rusisë tashmë e mbështeti planin e Kostin. Ministri, Maksim Oreshkin theksoi se roli i valutës amerikane në mënyrë aktive është duke u zvogëluar. Banka Qendrore e Rusisë, gjithashtu, angazhohet për politikën e dedollarizimit.