Përplasjet me SHBA, Siria, miqësia me Erdogan dhe të gjitha çështjet e mëdha botërore e kanë lodhur disi Presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka zgjedhur të pushojë në rajonin e Tivas, në Siberinë lindore, këtë fund gushti. Ndryshe nga pushimet e vjetshme ku hiqte bluzën dhe si një model “palyboy” tregonte muskujt duke u zhytur në ujërat e kristaltë të një lumi në Rusi, Putin këtë herë ka zgjedhur relaksim në majat e larta të maleve, si për të treguar supermacinë e tij. Krahina ku po pushon Presidenti rus shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje dhe male piktoreske.