Presidenti rus, Vladimir Poutine mori pjesë në një lojë hokej mbi akull me yjet e këtij sporti, të organizuar në Sheshin e Kuq.
Kjo ndeshje u zhvillua në një pistë patinazhi piktoreske, të dekoruar me rastin e Krishtlindjeve.
Putini u përball mbi akull me yje të hokejit, si ish-kampioni Pavel Bure, që ka marrë medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Naganos 1998, lojtarin legjendar Viatcheslav Fetissov, por gjithashtu edhe ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Çoigu.