S’është për t’u çuditur, fakti që ai po tregon aftësitë e tij në kalërim, pasi Presidenti rus Vladimir Putin u pa përsëri mbi një kalë, pas fotove në kalendarin e tij të vjetër ku maleve të Rusisë bënte xhiro i zhveshur. Këtë herë Kreu i Shtetit rus ka hipur në formacion me oficeret femra të policisë gjatë një vizite në njësinë policore të ngritur në Moskë të enjten. Foto dhe videot tregojnë Putin të kryesojë një kolonë së bashku me oficeret femra me uniforma, ku kuajt e tyre ishin të pranishëm në një rreth në terrenin e stërvitjes. Putin ishte i vetmi që mori një kalë të zi, ndërsa të gjithë kuajt e tjerë janë të bardhë. Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i njësisë dhe përgëzimi i punonjësve të policisë femërore përpara Ditës së ardhshme të grave, e festuar më 8 mars.