Presidenti rus, Vlladimir Putin, në bisedën e sotme telefonike me homologun finlandez Sauli Ninisto, theksoi se do të ishte gabim në qoftë se Helsinki heq dorë nga statusi neutral dhe i bashkohet NATO-s, kumtoi Kremlini.
Finlanda nuk është duke u përballur me kanosje të sigurisë dhe ndryshimi potencial në pozitën e saj në politikën e jashtme mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, theksoi Putini.
Ai e ka informuar Niniston se negociatat me Kievin praktikisht kanë ndaluar dhe se pala ukrainase nuk është e interesuar për dialog serioz dhe konstruktiv.
Biseda telefonike ishte realizuar me kërkesë të Ninistos.
“Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e hapur dhe ishte udhëhequr pa vështirësi”, theksoi Ninisto.
Ai në bisedën telefonike me Putinin theksoi se pas invazionit rus në mënyrë drastike ka ndryshuar siguria në Finlandë për çka vendi ka vendosur në disa ditët e ardhshme të kërkojë anëtarësimin në Aleancë.
Pas paralajmërimit të Helsinkit se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, Finlanda u përjashtua nga rrjeti elektrik rus, ndërsa Rusia zbatoi stërvitje ushtarake në Kaliningrad, enklavën e vet në Detin Baltik.