Putin flet për “hakera patriotë”

Presidenti rus, Vladimir Putin nxiti piraterinë kompjuterike kur foli për “rusë patriotë” që ndërmarrin sulme kibernetike për të mbrojtur atdheun e tyre. “Individë të tillë mund t’i bashkohet luftës ndaj personave që flasin keq dhe përbaltin Rusinë dhe ndërmarrjet e tyre duhet të jenë të justifikuara”, tha shefi i Kremlinit. Megjithatë, Putin mohoi se aktet e piraterisë kibernetike, sidomos ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane është një ndërmarrje qeveritare, apo e administratës shtetërore ruse. “Ky lloj aktiviteti nuk është ndërmarrë kurrë nga qeveria”, tha ai, duke shtuar gjithsesi se hakerat nuk mund të “aksesojnë mendjet e votuesve dhe të ndikojnë tek mendimet dhe idetë e tyre”.