Moskë, 14 tetor – Presidenti rus Vlladimir Putin sot paralajmëroi regjistrim të vaksinës së dytë ruse kundër koronavirusit dhe regjistrim të afërt të të tretës.
“Do të doja të filloj me lajm të mirë se Qendra e Sibirit të Ri Vektor ka regjistruar edhe një vaksinë ruse kundër koronavirusit EpiVakKorona”, deklaroi presidenti rus në takimin me anëtarët e Qeverisë.
“Sa e di, kemi edhe tre kandidatë, vaksina nga Qendra Çumakov pranë Akademisë ruse të shkencave”, ka thënë Putin.
Qendra hulumtuese shtetërore për viruse dhe bioteknologji Vektor pranë Shërbimit federal për mbikëqyrje të të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies njerëzore e autorizoi Ministrinë ruse të Shëndetësisë më 24 korrik të zbatojë analiza klinike të vaksinës së saj ndaj vullnetarëve.
Vaksina u licencua zyrtarisht më 30 shtator.