Moskë, 23 janar – Presidenti rus Vlladimir Putin sot vlerësoi se përmirësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë është meritë personave e kolegut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, i cili, sipas tij, bën përpjekje të mëdha dhe energji për avancimin e tyre.
Në takimin me Erdoganin në Moskë, Putini deklaroi se takimet e tyre të rregullta kanë dhënë rezultate pozitive edhe në bashkëpunimin dypalësh, që, siç theksoi, e konfirmon edhe fakti se për dhjetë muaj n vitin 2018 shkëmbimi i përgjithshëm tregtar midis të dyja vendeve ka qenë më i madh sesa në të gjithë vitin 2017.
Putini shtoi se Moska dhe Ankaraja vazhdojnë me implementimin e projekteve të përbashkëta kryesore dhe intensivisht bashkëpunojnë për çështjet rajonale të sigurisë dhe kërkim të zgjidhjes për krizën siriane.
Erdogani ka theksuar se marrëdhëniet e mira midis Rusisë dhe Turqisë pozitivisht ndikojnë në sigurinë e Lindjes së Afërt dhe paralajmëroi përforcim të bashkëpunimit dypalësh në më shumë fusha, përfshirë edhe në mbrojtje, kulturë dhe ekonomi.