Rusia është e shqetësuar rreth gjendjes në fushën e mospërhapjes së armëve dhe çarmatimit, deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin, duke shfaqur druajtje se është e mundur garë e re për armatim.
“Tërheqja e mundshme e SHBA-së nga Marrëveshja për raketat me veprim të mesëm dhe të shkurtër dhe pozicioni i tyre i paqartë për Marrëveshjen për armë sulmuese strategjike, krijojnë rrezik nga gara e pakontrolluar në armatim”, deklaroi Putin në fjalimin në samitin e Grupit BRIKS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut), që u mbajt para fillimit të takimit të kreut të G-20 në Buenos Ajjres
Ai shfaqi shpresë se pesë anëtaret e BRIKS-it do të kenë një qëndrim të vetëm lidhur me këto çështje, me çfarë do të bëhen faktor i rëndësishëm për mobilizimin e opinionit botëror për garantimin e sigurisë dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Putini u ndal edhe në mbrojtjen e Marrëveshjes së Parisit për klimën dhe bëri thirrje për konfirmimin e serisë së normave për zbatimin e saj.