Moskë, 1 tetor – Presidentët e Rusisë dhe Francës, Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, biseduan për përshkallëzimin e konfliktit në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabah dhe u bënë thirrje palëve ndërluftuese të përmbahen nga dhuna sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i ndërpresin armiqësitë sa më shpejt të jetë e mundur, kumtoi Kremlini.
Në një bisedë të iniciuar nga Franca, liderët e diskutuan në detaje përkeqësimin e situatës në zonën e konfliktit në Nagorno-Karabah. Është shprehur shqetësim serioz për shkak të operacioneve të vazhdueshme luftarake”, thuhet në kumtesë.
“Putini dhe Macron u kanë bërë thirrje palëve ndërluftuese të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, t’i ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, kumtoi Kremlini.
Ata ranë dakord se nuk ka asnjë alternativë për zgjidhjen e krizës me mjete politike dhe diplomatike.