Moskë, 23 gusht– Presidentët e Rusisë dhe të Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot përmes telefonit biseduan për formimin e komisionit kushtetues të Sirisë i cili do të angazhohet për përgatitjen e Kushtetutës së re për vendin, kumtoi Kremlini.
Siç thuhet, biseda ka qenë me nismën e palës turke.
“Ndërsa në vigjilie të samitit të pestë të Procesit të Astanës që duhet të mbahet në shtator, ata u përqendruan në çështjet lidhur me konfliktin në Siri duke i përfshirë angazhimet për formimin e Komisionit kushtues sirian që e zbatojnë Rusia, Turqia dhe Irani së bashku me Kombet e Bashkuara”, thuhet në kumtesën e Kremlinit.
Putini dhe Erdogani kanë biseduar edhe për situatën në Idlib dhe janë pajtuar se janë të nevojshme angazhime të përbashkëta që të hiqet kanosja nga terrorizmi dhe të zbatohet memorandumi i Soçit, i nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.