Moskë, 22 janar – Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri japonez Shinxo Abe konfirmuan se janë vendimtarë që të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjeçar në lidhje me Ishujt Kurilë.
Në konferencë për shtyp pas bisedimeve në Moskë, Abe tha se ministrat japonez dhe rus të Punëve të Jashtme në shkurt do t’i vazhdojnë bisedimet për kontestin që i përket ishujve në Paqësor, të cilin ish-Bashkimi Sovjetik e pushtoi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ishujt kontestues në Rusi njihen si Ishujt Kurilë, ndërsa në Japoni i quajnë Territori Verior.