Riad, 14 tetor – Presidenti rus Vladimir Putin në takimin me mbretin saudit Salman bin Abdulazis al Saud, theksoi se bashkëpunimi mes Moskës dhe Riadit është element kyç për sigurimin e sigurisë në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.
Putini potencoi se bashkëpunimi mes të dyja shteteve është i patjetërsueshëm.
“Jam i bindur se pa pjesëmarrje të dy shteteve tona rëndë që do të arrijmë zgjidhje korrekte dhe afatgjate për cilindo problem në rajon”, bëri të ditur Putini.
Presidenti rus është për vizitë në Arabinë Saudite pas 12 viteve, ndërsa nesër duhet të udhëtojë për Emiratet e Bashkuara Arabe.(koha.mk)