Pasioni para së gjithash për protagonisten e “reality show”-t në Itali, Ludovica Valli (41 vjeçe), e cila ka ndarë foto në momente intime me të dashurin e saj, Federico Accorsi. Ajo, pa rropa brenda në vaskën e banjës, ai, pas objektivit dhe gjithçka u realizua: një foto bardhezi shumë intriguese dhe provokuese, e kryer pikërisht për të provokuar kuriozitetin e fansave në rrjetet sociale.
Për të ngritur temperaturat, ajo ka menduar të postojë një “story” të nxehtë në Instagram, që gjithsesi nuk është çmuar nga të gjithë. “Kur thotë që fotografi… është bërë sporti i tij i parapëlqyer”, – ka komentuar e lumtur Valli, duke publikuar kartolinat e saj sociale në Venecia.
Mes fotove para pasqyrës dhe përkëdheljeve në shtrat, mbretëresha e Instagramit në Itali, e cila numëron mbi 1.5 milionë ndjekës, ka publikuar edhe foto gjuhë më gjuhë me të dashurin. Shfletoni foto-galerinë: