Mos i puthni fëmijët e të tjerëve! Një puthje i ka marrë jetën një foshnje të vogël. Presley dhe Elias Trejo nga Texas u bënë me vajzë në 26 Korrik, por e humbën atë vetëm 12 ditë, pasi ajo u prek nga një virus. Ata kishin dy djem dhe ardhja në jetë e vogëlushes Emerson ishte një gëzim shumë i madh për familjen.
Sipas mjekëve puthja rezultoi të ishte fatale, pasi sistemi imunitar i foshnjave është shumë i dobët. Emerson vdiq 12 ditë, pasi virusi preku të gjithë organet e saj të vogla. Virusi që u prek foshnja njihet si HSV-1 dhe është lehtësisht i shërueshëm për të rriturit, por për të sapolindurit mund të jetë fatal, pasi ata kanë sistem shumë të dobët imunitar.
Infeksioni në një të porsalindur mund të fillojë si diçka e vogël, siç janë ethet ose simptomat e gripit. Në fillim virusi tek Emerson u shfaq në formën e meningjit, më pas ai u përhap me shpejtësi ë të gjitha organet e saj.