Improvizimi është një nga pikat e forta të portierit të Atletico Madrid-it Antonio Adan. Lojtari ishte duke dalë nga hoteli për të hipur në autobus e për të shkuar në stadium përpara takimit kundër Villareal-it ditën e shtunë, kur u bë pjesë e një episodi jo shumë të këndshëm për të.
Ndërsa ai po ecte në rrugicën që nga të dyja krahët kishte fansa të skuadrës me shpejtësi, duke tërhequr valixhen rrëshqiti e ra me shpinë në tokë.
Menjëherë u ndihmua nga policit, ndërkohë që me të parë që një fans donte të bënte “selfie” me të, u ngrit dhe bëri fotografinë. Më pas shkoi drejt autobusit, por ky moment i filmua nga njëri prej fansave që sigurisht e ndau me të tjerët. Sepse është një nga ato video ku e qeshura nuk mund të mungojë.