Pushteti e shkatërron sistematikisht arsimin

31

Shkup, 24 janar – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e Ditës ndërkombëtare të arsimit sot shkroi në profilin e tij në Fejsbuk se vendi ynë e pret Ditën me 20 mijë fëmijë që nuk i vijojnë mësimet sepse nuk kanë kompjuter, grevë të maturantëve, “reforma nga Finlanda” që nuk janë nga Finlanda, e të cilat shtyhen me forcë dhe pa konsensus, si dhe në përpjekje për të hequr lëndën e historisë si lëndë të veçantë.

Ditën ndërkombëtare të arsimit, siç njoftoi Mickoski në FB, vendi ynë mirëpret pa asnjë universitet që është në listën e Shangait me 1000 universitete më të mira në botë, si dhe me arsimim që politizohet në vend që të jetë profesional.

“Ata nuk i premtuan të gjitha këto, por i realizuan. Ndërsa nga premtuara asgjë nuk përmbushën. Nuk ka të ardhme me një qeveri të tillë. Arsimi shkatërrohet sistematikisht. E ardhmja është e jona dhe ne do të luftojmë së bashku”, shkroi lideri i VMRO-DPMNE në profilin e tij në Fejsbuk.