Pushteti do të kyç “sharrën”! Paratë për pakon e 5 dhe 6 do të sigurohen me shkurtim të shpenzimeve

14

Shkup, 22 prill – Të kyçet “sharra” e ministrit të financave që sa më shumë të shkurtohen shpenzimet në gjitha institucionet, në këtë mënyrë kryeministri Zaev vlerëson se do të mblidhen sa më shumë para për pagesën e masave të pakos së pestë si dhe pakos së gjashtë e cila është paralajmëruar. Sa do të jetë kjo e mjaftueshme për dy pakot dhe a ka buxheti kondicion që të mbijetojë këto pagesa?

“Apeloj me fjalë dhe mbështetje në “sharrën” e ministrit të financave dhe deri te të gjithë ministritë të ndërmarrin hapa për shkurtimin e shpenzimeve jo aq produktive ose shpenzimet jo aq urgjente dhe të rëndësishme. Buxheti ka likuiditet financiar dhe andaj dërgoj porosi edhe njëherë deri te popullsia jonë, punëtorët dhe kompanitë – shteti ekziston për të ndihmuar”, theksoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Vetëm për këto  tre javë sa janë të mbyllura objektet turistike – hotelierike, shteti duhet të paguajë rreth 18 milionë euro. Prej tyre 30% shkojnë për pagesë të të ardhurave mesatare të kompanive dhe pagës minimale prej 15.200 denarë për të punësuarit. Prej ku do t’i gjejnë ato para, duke marrë parasysh se kursimi dhe shkurtimi i shpenzimeve nuk mjaftojnë.

“Likuiditeti vlerësohet sipas rregullsisë së të ardhurave. Të ardhurat në shtet paguhen në mënyrë të rregullt dhe janë rritur edhe gjatë muajit mars dhe gjatë muajit prill, të paktën deri më tani, por vijnë edhe nga linjat e siguruara kreditore që i kemi, përkatësisht e dini se siguruam para përmes shitjes së euro bondit me 1,625% prej 700 milionë eurove që janë në dispozicion”, shtoi Zaev.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE akuzonin se buxheti është i zbrazët dhe se pushteti nuk ka para për ta paguar pakon  e pestë dhe se ky ishte shkaku për vonesën e miratimit të saj.