Shkup, 27 mars – Ekipet e punës të pushtetit dhe opozitës neër do të mbajnë takim të ri që të arrihet pajtueshmëri për ligjin për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.
Takimi është caktuar për në orën 18 në Ministrinë e Drejtësisë.
Të dyja palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e veta, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.
Zaevi dje në TV duelin me Mickovskin paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk do të nënkuptojë mbrotje të krimit dhe është konform Kushtetutës dhe ligjeve. Në Fesjbuk, megjithatë, pas duelit, ka shkruar se PSP-ja tashmnë është kapacitet e krijuar institucional dhe nuk ka nevojë të shkatërrohet.
“Në të kundërtën, si ai duhet të udhëhiqen të gjitha të tjerat, PSP-ja, do të jetë departament në prokurorinë publike me ingerenca të qarta. Problemi për opozitën është qartë se dëshiron ta mbrojë krimin, dhe nuk e mbështet këtë ligj reformues. Përgjigjuni në pyetjen e tjeshtë: a dëshironi që Maqedonia e Veriut të përparojë apo dëshironi ta shihni të bllokuar dhe sërish të mos marrë datë për negociata, të cilën e presim nga vitit 2005?, ka shkruar Zaev në porosinë drejtuar Mickoskit.
Lideri i VMRO-DPMNE-së në TV duelin ka thënë se deri te Ministria e Drejtësisë dhe deri te bashkësia ndërkombëtare kanë parashtruar 65 amendemente, pasi Ministria paraprakisht i ka pranuar parimet që i ka kërkuar – drejtësi për secilin dhe për të gjithë, rregulla ndërkombëtare dhe rregullore të inkorporuara me të gjithë rëndësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në pajtim me parimet e Gjykatës në Strasburg, KE-së dhe Komisionit të Venecias.
Nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan se dje në mbrëmje pas përfundimit të Tv duelit midis Zaevit dhe Mickoskit, deri ta ata kan mbërritur amendaentet për ligjin për prokurorinë publike të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, po zhvillohen konsultime për ligjin dhe me partitë më të vogla politike parlamentare.