Pushteti dhe opozita i harmonizuan ndryshimet e Ligjit për gjykatat, ndryshime të reja paralajmërohen për në verë

12

Shkup, 11 prill – Ndryshimet dhe plotësimet reformuese të Ligjit për gjykatat, të cilin pritet që Kuvendi nesër ta votojë, e ka mbështetjen edhe nga shumica qeveritare dhe nga opozita. Për Ministrinë e Drejtësisë ka qenë i papranueshëm vetëm pjesa që i dedikohet përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve.

Siç është theksuar në debatin e sotëm publik në Kuvend të organizuar nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së e kanë harmonizuar tekstin, përveç pjesës e cila i dedikohet përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve, i cili nuk ka qenë i pranueshëm për Ministrinë e Drejtësisë.

Ligji për gjykatat, siç paralajmëroi zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, do të pësojë edhe një ndryshim në qershor-korrik të këtij viti i cili do t’i dedikohet përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve.

“Ju informoj se do të ketë edhe pako të tretë të ndryshimeve më vëllimore që do të jetë në qershor-korrik, ndërsa grupet e punës dhe debatet publike rreth asaj do të fillojnë tanimë në prill”, tha Ristovski.

Biljana Brishkovska Boshkoski, përfaqësuese e grupit të punës të VMRO-DPMNE-së, tha se pjesa për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve që e kanë propozuar tanimë ka qenë i harmonizuar me Komisionin e Venecias në tekst të ligjit për gjykatat nga viti 2015, i cili për shkak të arsyeve të caktuara nuk është miratuar.

Ajo theksoi se edhe krahas asaj që nuk janë pranuar nga Ministria e Drejtësisë vërejtjet e tyre, ata do ta mbështesin ligjin reformues për gjykatat, që duhet të votohet nesër.

Përfaqësuesi i Odës së Avokatëve të Maqedoni, avokati Lubomir Mihajllovski tha se ata në tërësi e mbështesin Ligjin për gjykatat dhe përpjekjet e Qeverisë për miratim të ndryshimeve të tij.

Mendimi i Odës së Avokatëve, sipas tij, është se Ligji është cilësor dhe se ai është i rëndësishëm për qytetarët, për gjykatat.

“Mendojmë se duhet të jepet mbështetje për këtë Ligj pa pasur edhe pak politikë”, tha Mihajllovski duke shtuar se në Maqedoni ka gjykatës profesionistë dhe se ky ligj do të jetë si vegël për avancim të qasjes individuale të gjykatësve.

Propozim i Odës së Avokatëve të Maqedonisë është që edhe avokatët, nën kushte adekuate, të mund të konkurrojnë për gjykatës.

Comments are closed.