Shkup, 9 prill – Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se dje është mbajtur takim midis përfaqësuesve të pushtetit dhe të opozitës në të cilin është shqyrtuar teksti i fundit ligjor për Prokurorinë Publike me të cili duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së, por se edhe më tej mbesin dallimet kyçe, njofton Koha.
“Duke marrë parasysh atë që dallimet kyçe mbesin, të dyja palët janë pajtuar që konsultimet për ligjin të vazhdojnë. Edhe një herë potencojmë se të gjitha partitë politike duhet t’i japin prioritet perspektivës evropiane të shtetit tonë, duke i marrë parasysh rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të bashkësisë ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe shtetit ligjor, ndërsa të cilat janë kyçe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se është përpilua versioni i ri i ligjit për Prokurori Publike në të cilin, siç theksoi, në segmente të caktuara pranohen një pjesë e madhe e sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së.
“‘Bombat’ apo të a.q. materiale për përgjim të paligjshëm nuk do të shfrytëzohen në materialet dëmshmuese në punën e ardhshme të Prokurorisë Publike”, tha Zaevi, Sqaroi se ‘Bombat’, të cilat tashmë janë në procedurë gjyqësore në 18-të lëndët e PSP-së, do të vazhdojnë edhe më tej të përdoren, derisa lëndët pas 30 qershorit të vitit 2017 ato nuk do të jenë dëshmi në procedurat.
Zaevi tha se pret që pas këtyre ndryshimeve procesi të ketë sukses dhe kërkoi që kjo të ndodhë më shpejt për shkak të procedurës parlamentare. (koha.mk)