Pushohet nga puna, punëtori i cili i hodhi mbeturinat në Vardar

Pasi që u filmua si pastron mbeturinat përgjatë urës së Vardarit, ndërsa më pastaj të njëjtën e hedh në lum, i punësuari në higjienën komunale është pushuar nga puna.

“Bëhet fjalë për punëtor I angazhuar në Sektorin për mirëmbajtje të pastrimit public, i cili ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore, duke e rrënuar seriozisht autoritetin e “Higjienës Komunale”-Shkup.

Është marrë vendim që sot më 10.06.2019, ky person të largohet/pushohet nga puna”- thuhet në kumtesën e NP.