Gazetari investigativ Artan Hoxha përgëzon focrat e RENEA për finalizimin e operacionit për kapjen e 35-vjeçarit minoritar grek që hapi zjarr ndaj uniformave blu, fatmirësisht pa viktima në radhët e policisë.
Kostandinos Kacifa hapi zjarr ndaj makinës së policisë në fshatin Bularat të Dropullit mëngjesin e sotëm. Gjatë këtij momenti ai thirri “Rroftë Greqia”. Rezultoi se 35-vjeçari ishte pjesëtar i organizatës ekstremiste Agimi i Artë, dhe bënte thirrje të vazhdueshme anti shqiptare në rrjetet sociale.
Hoxha shprehet se këtë herë “më mirë të qajnë nënat e grekëve se sa të veshin shami të zezë nënat tona”, duke sjellë në vëmendje masakrën e Peshkëpisë, ku trupa paramilitare greke hynë në kufirin shqiptar dhe sulmuan postën usharake duke vrarë oficerin dhe një ushtar.
Shkrimi i plotë:
“PUSHKA TOP DJEMTË e RENEA-s!!!!
Që herën tjetër ta marrin vesh mirë se kush është i zoti i shtëpisë….
Na i vratë një herë më 10 prill 1994-ën dy dëshmorët e atdheut, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin në vendroje Arsen Gjini, në repartin kufitar të Peshkëpisë. Këtë radhë me mirë të qajnë nënat tuaja se sa të veshin shami të zezë nënat tona….
Po keni dyshime provojeni prapë…”