Dy punonjës të një morgu në Tanzani janë arrestuar nga policia pasi kanë pranuar të marrin një kufomë për t’i vjedhur drogën e fshehur në stomakun e të vdekurit. “Dy punëtorët e morgut pranuan të prishin trupin”, tha një zyrtar lokal i policisë në Simon Sirro, raporton AFP. Grabitja e tmerrshme ndodhi një javë para arrestimeve. Punëtorët thanë se i shitën kapsulat e drogës tek një biznesmen i paidentifikuar, i cili më pas shiti mallin tek Ally Nyundo, një trafikant i dyshuar droge. Të dy u arrestuan së bashku me biznesmenin e paidentifikuar. Rreth 32 kapsula droge, lloji i së cilës nuk dihet, janë marrë nga kufoma e një njeriu të panjohur, i cili u gjet i vdekur nga një mbidozë në një dhomë hoteli në Dar es Salaam. Trafiku i drogës nëpërmjet gëlltitjes në stomak është i zakonshëm në shumë vende dhe shpesh kapsulat shpërthejnë dhe futen në organizëm, duke u shkaktuar vdekjen transportuesve. Tanzania është bërë një pikë kyçe tranziti për trafikantët e drogës që udhëtojnë nga Afganistani në Pakistan, për të kontrabanduar heroinën. Nga Tanzania, heroina transportohet me paketa të vogla drejt Evropës.