Tiranë, 17 dhjetor – Gazetarët shqiptarë dhe punonjës të tjerë të mediave do të protestojnë nesër kundër paketës Propozim-ligjet për mediat, veçanërisht ligjit “anti-shpifje” me të cilin parashikohet mbyllja e një portali, medias elektronike ose të shtypura nëse ato transmetojnë lajme që karakterizohen si shpifëse edhe atë pa një vendim gjykate.
Protestën e organizojnë Shoqata e gazetarëve, nën moton “Mos e prekni fjalën tonë”. Do të mbahet para ndërtesës së Parlamentit me fillim në orën 9:30, 30 minuta para fillimit të seancës parlamentare, transmeton gazeta KOHA.
Fella gazetareske mori mbështetje të plotë nga opozita dhe sektori civil, por dhe nga Dunja Mijatoviq, komisare për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, e cila kërkoi që teksti i ligjeve të rishikohej nga fillimi duke i konsideruar ato si “goditje e rëndë për lirinë e shprehjes”.
“Unë jam thellësisht e shqetësuar kur e kuptova se Parlamenti shqiptar do t’i rishikojë të dy propozim-ligjet të njohura si “Pako anti-shpifje”. Këto propozim-ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që e mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”, vlerëson Mijatoviq.
Ajo i bëri thirrje Parlamentit shqiptar t’i rishikojë projektet aktuale dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe çështjet e zgjidhura gjyqësore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Shqetësim shpreh gjithashtu edhe Komisioni Evropian.
“Komisioni e shikoi paketën e ligjeve për media, dha komente dhe shprehu shqetësim gjatë procesit të përpilimit. Komisioni u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i marrin në konsideratë rekomandimet e bëra nga OSBE dhe Këshilli e Evropës, të mobilizuar përmes fondeve të BE-së, në mënyrë që të sigurohet harmonizim me standardet evropiane në fushën e lirisë së shprehjes”, qëndron ndër të tjerash në përgjigjen me shkrim të KE-së deri te mediat.(koha.mk)