Rreth 850 punonjës të “Feni” e bllokuan rrugën magjistrale Gradsko-Prilep me kërkesën që disa banka kreditore të tërhiqen dhe kompania të mos falimentojë. Në praninë e policisë janë bllokuar automjetet nga të dyja anët, ndërsa lëshohen raste urgjente për shembull njerëz me biletë të aeroplanit, udhëzim spitalor dhe të ngjashme.
Përfaqësuesi i Sindikatës, Dime Ubakov deklaroi për MIA-n se kryetari i komunës së Kavadarit, Mitko jançev, deputeti Panço Minov dhe kryetari i Sindikatës Gjore Palitov janë nisur për në Shkup në takim me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.