Shkup, 1 qershor – Inspektorati Shtetëror Sanitar ka konfirmuar një rast pozitiv të personit të infektuar me Kovid-19, kumtuan burime nga ISHSSH-në për MIA-n, duke theksuar se bëhet fjalë për punonjës administrativ.
Burimet thonë se është kryer studim epidemiologjik, pas së cilit tre punonjës administrativë nga Inspektorati dhe një inspektor u vendosën në vetizolim.
Për më tepër, personi që ka testuar pozitivisht për virusin ka pasur kontakte me gjashtë persona nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe me një person nga Qendra e Informacionit “Termini im”, të cilët gjithashtu janë në vetizolim.